Emrin e madh e ka krijuar sidomos me Dortmundin e me Bajernin dhe po përpiqet ta lartësojë edhe më shumë me Barcelonën. Kur vjen puna te ekipet e klubeve, Robert Levandovski është nga “të përzgjedhurit” në futboll, por me Poloninë nuk ka arritur dot në këto nivele. E tregon fakti se ylli i madh i sulmit nuk ka shënuar dot asnjë gol në fazat finale të kupave të botës. Kështu ndodhi edhe dje në barazimin 0-0 me Meksikën, ndonëse pati mundësi të realizonte me penallti. Portieri Oçoa ia ndali gjuajtjen. Gjithsesi, duhet thënë se Levandovski ka mundur të luajë vetëm 4 ndeshje të plota në botërorët e deritanishëm, 3 në 2018 në Rusi dhe një tani në Katar. Polonia nuk ka qenë “klient” i përhershëm dhe nuk është kualifikuar në 2010 e 2014. Në vitin 2006, Levandovski ishte tepër i ri dhe luajti vetëm 39 minuta në dy prej sfidave (Gjermani e Kosta Rikë). Në total ka 399 minuta pa llogaritur shtesat.
Sfidanti.al