Uimbëlldoni tani ndryshon rregullat për … mbathjet e grave!

Jo më kot cilësohet një turne aristokrat dhe kjo do të thotë se kodet e caktuara duhet të respektohen edhe kur kanë dalë prej kohësh nga moda. Dihet se Grand Slemi i Uimbëlldonit, që zhvillohet prej nja 150 vjetësh, ka kod të rreptë për veshjen, ku djem e vajza teniste duhet të jenë me të bardha, por duket se kjo gjë do të ndryshojë qoftë edhe vetëm për pak. Organizatorët kanë rënë dakord që femrat të lejohen të veshin të brendshme me ngjyra të errëta, për t’iu përgjigjur shqetësimit të tyre se mbathjet e bardha mund të jenë me njolla gjatë kohës së ciklit menstrual. Për meshkujt nuk ka ndryshim, ndonëse ka “kokëkrisur” si Nik Qiriosi që e shkeli vetë kodin duke veshur kapele të kuqe vitin e kaluar.

Sfidanti.al