A do t’i prishë punë kjo në të ardhmen, në kuptimin që nuk do të jetë pjesë e kombëtares amerikanolatine? Ku ta dimë që tani, por e sigurt është që veprimi i adoleshentit Alehandro Garnaço do të krijojë polemika, madje tashmë i ka krijuar. Ylli i ri i Mançester Junajtidit i bëri “pëlqim” një postimi në rrjetet sociale ku shkruhej se “Argjentina nuk e grumbulloi Garnaçon sepse është spanjoll”. Garnaço ka lindur vërtet në Madrid, ndërsa duket se atij nuk i ka pëlqyer që trajneri Skaloni nuk e përfilli as tani për të zëvendësuar të dëmtuarit Niko Gonzalesin dhe Hoakim Korrean, duke preferuar Angel Korrean dhe Tiago Almadën.
Sfidanti.al