Ronaldo ka një “pendesë”, por pretendon se trajneri Ten Hag e provokoi!

Nuk dihet nëse vërtet tekniku holandez i Mançester Junajtidit e bëri këtë gjë, pra nëse u soll qëllimisht në mënyrë të tillë me superyllin portugez. Në intervistën për Pir Morganin, Kristiano Ronaldo i kthehet episodit në ndeshjen ndaj Totenhemit, kur ai refuzoi të hynte si zëvendësues dhe u largua nga stadiumi përpara kohë. Ndonëse pranon se “mund të kem bërë gabim, dhe ndjej pendesë për këtë gjë”, ai shton se “unë u provokova nga trajneri”. “Nuk ka kuptim që të thuash se nuk më futi në derbin ndaj Sitit për respekt të karrierës dhe pastaj të më aktivizosh 3 minuta ndaj Totenhemit, – tha CR7, – ndaj një lojtari si unë, kjo sjellje është e palejueshme. Unë nuk mund të luaj 3 minuta, e di se çfarë mund t’i jap ekipit”. Më pas, Junajtidi e pezulloi për 3 ditë portugezin dhe duket se kjo e mbushi kupën derisa ai dha intervistën.

Sfidanti.al