Si do të ishte formacioni i Jugosllavisë sot? Titullar edhe Rrahmani!

Dikur Kosova pati në atë ekip përfaqësues një jashtëklas si Fadil Vokrrin. Ish-sulmuesi i paharruar i Prishtinës e i Partizanit të Beogradit, përveçse president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte ndër më të mirët e brezit të tij të viteve 80-të, por edhe sot një shqiptar do të hynte me kokën lart në formacionin e një Jugosllavie nëse do të ishte sërish e tillë. “La Gazeta delo Sport” ndërton formacionin imagjinar ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani që luan për Napolin në Serinë A. Ndër 11 lojtarët, katër do të ishin të Kroacisë, tre të Serbisë, dy të Sllovenisë dhe një i Bosnjë-Hercegovinës.

Formacioni imagjinar i Jugosllavisë sot:

Oblak (Slloveni), Borna Sosa (Kroaci), Milenkoviç (Serbi), Rrahmani (Kosovë), Kolashinac (Bosnjë-Hercegovinë), Modriç (Kroaci), Brozoviç (Kroaci), Milinkoviç-Saviç (Serbi), Sheshko (Slloveni), Vlahoviç (Serbi), Perishiç (Kroaci).

Sfidanti.al