“Selesao” ka mjaft talent dhe shumëkush pret një skuadër spektakolare në Katar. Me futbollistë të tillë sulmues si Nejmari, Vinisiusi, Rodrigo, Rafinja, Risharlison e Paketa, Brazili zotëron një potencial të madh ofensiv. Gjithsesi, mediat shkruajnë se trajneri Tite dëshiron të tregohet i kujdesshëm, dhe të mos provojë futbollin total të brezit të Pelesë, Garrinçës e Tostaos, të Rivelinjos, apo atë të viteve 80-të të Sokratesit, Zikos, Ederit apo Falkaos. Pritet që në ndeshjen ndaj Serbisë, Tite të forcojë mbrojtjen dhe mesfushën, pra të ketë skemë më konservatore, duke iu druajtur sulmit serb me Vlahoviçin, Kostiçin e Mitroviçin. Sipas “Markës”, Vinisiusi mund të jetë viktima e kësaj skeme edhe pse është shënuesi i dytë më i mirë në ekip pas Nejmarit.
Sfidanti.al