Pak ditë më parë shkaktoi padyshim pakënaqësi tek shokët duke komentuar se “nuk ka sesi të fitojmë me këtë skuadër që kemi”. Gjithsesi, Kevin Duranti doli në parket në përballjen e vështirë në Arenën e Portlendit dhe e bëri detyrën. Këtë herë, superylli që është dy herë kampion olimpik me SHBA-në, u lavdërua pasi shënoi 35 pikë, kapi 8 topa në tabela e shërbeu 3 asistë duke marrë edhe vlerësimin mjaft të mirë, 15. Bruklini fitoi 109-107 me një kosh në fund, por që nuk ishte i Durantit. Ky e humbi gjuajtjen, veçse Rojs O’Nil e kapi topin e ardhur nga koshi për të shënuar. Ai pati 11 pikë, 11 topa në tabela e 11 asistë, pra një tripëll dabëll. Në mungesë të Irvingut, u dallua edhe Ben Sajmonsi me 15 pikë, 13 topa në tabela e 7 asistë. Duranti u bë lojtari i 19-të në historinë e NBA-së që arrin në 26 000 pikë të shënuara në karrierë.
Sfidanti.al