Katari nuk dëshiron që tifozët e Botërorit të arrijnë deri në dehje!

Marrëveshjet ekzistojnë dhe FIFA ka një kontratë milionëshe me kompaninë amerikane të prodhimit të birrës “Badveiser” (Budweiser). Akooli ishte parashikuar të ishte i pranishëm në Kupën e Botës në Katar, dhe do të vazhdojë të jetë, veçse në mënyrë të ndryshuar. Sipas lajmeve, autoritetet më të larta të vendit kanë ndaluar shitjen e alkoolit në stadiume, dhe tifozët mund të pijnë vetëm në zona të caktuara, madje jo më shumë se 4 shishe birrë. Kjo, sepse autoritetet nuk duan që tifozët të arrijnë deri në dehje, ndryshe do të detyrohen t’i dërgojnë në zona të caktuara ku do t’u dalë pija. Të huajt mund të blejnë alkool në hotele dhe restorante që kanë leje për këtë gjë, sipas ligjeve të Katarit.

Sfidanti.al