“Viktimat” e para të Botërorit: Mane e Niko Gonzales, Dibalës i mbetet të lutet!

Magjitë dihej se nuk do të bënin punë dhe kështu ndodhi. Senegali ndoshta nuk pati faj që deshi të besonte tek e pamundura (dhe e palogjikshmja), por përfundimi ishte i njëjtë, Sadio Mane nuk do të luajë në Kupën e Botës në Katar. Sulmuesi i Bajernit nuk e kaloi dot dëmtimin e pësuar në ndeshjen e fundiut të Bundesligës, ndaj edhe kampionia e Afrikës u detyrua të dorëzohej. Po ashtu, dorëzim për futbollistin e Argjentinës, Niko Gonzales. Sulmuesi i Fiorentinës do të zëvendësohet nga sulmuesi i Interit, Angel Korrea, ndërsa tek Argjentina rrezikun më të madh tani e ka Paulo Dibala. Ndoshta, Lautaro Martinez mund t’ia dalë.

Sfidanti.al