Fillimisht u mendua se ia hodhi pa probleme “proçkës” që bëri në ndeshjen ndaj Mançester Sitit. Disiplina nuk e pezulloi Jurgen Klopin edhe pse ai kërcënoi arbitrin në atë përballje, por Federata Angleze mbeti e pakënaqur dhe bëri ankesë. Përgjigja erdhi shpejt dhe Klopi u pezullua nga Apeli për ndeshjen e sotme të Premier Ligës ndaj Sauthemptonit. Kjo është një goditje e fortë për Liverpulin, edhe pse e merituar, ndërsa të kuqtë duan të ngjiten sa më lart në tabelë pas një sezoni me shumë probleme. Dakord që ndeshja luhet në “Anfild” në 16:00, por sa do të ndihet mungesa e trajnerit?!
Sfidanti.al