Kjo është Spanja me më pak përvojë në kupat e Botës

Nga 26 lojtarët e thirrur nga trajneri Luis Enrike vetëm 6 kanë qenë në një kampionat botëror më parë. Busketsi ka qenë në 3 prej tyre, ndërsa janë edhe Karvahal, Azpilikueta, Zhordi Alba, Koke dhe Asensio. Të tjerët i kanë parë kupat e botës nga televizori. Kjo do të thotë se kombëtarja spanjolle këtë herë ka shumë pak përvojë për turne të tilla, diçka që rrallë ka ndodhur më parë. Po ashtu, “Marka” thekson një detaj interesant, që tre sulmuesit spanjollë me më shumë gola në La Ligë janë lënë jashtë: Borha Iglezias (8 gola), Aspas (7) dhe Hoselu (7).

Sfidanti.al