Në të vërtetë nuk po flasim për një lojtar tipik të sulmit, pasi ai nuk është si legjenda polake, as si Halandi apo Mbapeja. Xhamal Musiala është më shumë një mesfushori ofensiv, një lloj numri 10, por më shumë i drejtuar nga porta (siç ka qenë dikur Platini). Pikërisht, talenti i ri i Gjermanisë u pyet nëse ai mund të jetë trashëgimtari i Robert Levandovskit si shënuesi më i mirë i Bajernit. “Më pëlqen shumë që të shënoj gola, – thotë Musiala, – të jesh golshënuesi më i mirë është një objektiv i madh dhe unë nuk i shmangem sfidave të tilla”.
Sfidanti.al