Projekti amerikan i Liverpulit, dështimi i Superligës Europiane solli shitjen!

Të tillë si Florentino Perez, Andrea Anjeli apo Zhoan Laporta nuk kanë se ku shkojnë sepse origjina i thërret. Pavarësisht se projekti “futuristik” i Superligës Europiane dështoi, sërish presidentët e klubeve si Reali, Juventusi apo Barcelona nuk mund të ndaheshin nga “gjaku” i tyre. Ndryshe puna për ata që “kaptojnë” oqeanin për t’u marrë me biznesin e futbollit. Në Angli thonë se njëra nga arsyet kryesore që grupi Fenuej ka vendosur të shesë aksionet tek Liverpuli është dështimi i asaj Superlige, pas reagimit të ashpër të tifozëve, sidomos në Angli dhe në Gjermani. Miliarderët nga SHBA donin të krijonin një konkurrim sipas modelit amerikan, ku do të ishin skuadrat e mëdha të Europës, pa rënie nga kategoria, siç është NBA, NHL, NFL apo NBL. Kjo nuk u arrit dhe interesimi i tyre u zbeh.

Sfidanti.al