Alarm tek Interi, drejtuesit ngrenë tonet ndaj trajnerit Inzagit!

Llogaritë janë të qartë, pasi kjo skuadër vetëm një herë ka qenë më keq në 10 vitet e fundit. Për më tepër, ka një statistikë në Itali, që askush nuk e ka fituar Serinë A duke pësuar 5 humbje në fazën e parë. Këto humbje i ka pësuar Interi, dhe mediat shkruajnë se trajneri Simone Inzagi është vënë përpara “bankës së të akuzuarit” nga drejtuesit e klubit. Ata janë shprehur të zhgënjyer me ulje-ngritjet e shpeshta të ekipit nën drejtimin e Inzagit, që nga sukseset ndaj Barcelonës, në humbjet me Milanin dhe Juven. Bepe Marota thotë shkurt se “humbj ndaj Juves ishte e drejtë, dhe tani duhet të bëjmë një analizë shumë të thellë”.

Sfidanti.al