Uilt Çembërleni ndoshta nuk do të arrihet sepse seria e tij është 23 sfida radhazi. Aq pati superylli i viteve 60-të me të paktën 30 pikë të shënuara, por gjithsesi në epokën e sotme e ka një pasardhës të denjë. Pasi barazoi serinë e dytë të Çembërlenit me 8 ndeshje radhazi, Luka Donçiç u shkëput i vetëm në vendin e dytë. Ai tani ka 9 ndeshje radhazi në NBA me të paktën 30 pikë, ndërsa falë paraqitjes së tij Dallasi fitoi një ndeshje tepër të vështirë në shtëpi ndaj Bruklinit, 98-96. Në një përballje të dominuar nga mbrojtjet dhe me shumë gabime, superylli nga Sllovenia nuk gaboi edhe aq. Ai pati 36 pikë të shënuara me mesatare realizimi 50 për qind, duke shtuar edhe 6 topa në tabela, 6 asistë, 2 vjedhje topi dhe 1 bllokim gjuajtjeje, ndonëse e humbi topin 5 herë. Donçiç fitoi duelin e madh me Kevin Durantin që shënoi 27 pikë.
Sfidanti.al