E para ishte në Champions dhe shpresa ishte e madhe që të vazhdonte, pavarësisht grupit me Bajernin dhe Interin. i dyti e kishte mendjen të mbledhur që në fillim se do të luante në Ligën e Europës dhe ja ku fati i bashkoi. Shorti i raundit të dytë në këtë kompeticion ishte Barcelona-Mançester Junajtid, madje ishte çifti i parë që doli nga vazot në Nion të Zvicrës. Sa larg janë dy ekipet nga koha kur luanin së bashku finalet e Championsit në 2009 e 2011. Juventusi, ndërkaq, pati short (relativisht) të lehtë ndaj Nantës franceze, gjashtë herë fituesja e kupës, Sevilja, ka punë me PSV-në, ndëras fituesja e Ligës së Konferencës, Roma, do të luajë me Salcburgun.
Ndeshjet do të luhen në 16 shkurt dhe në 23 shkurt.
Shorti
Barcelona-Mançester Junajtid
Juventus-Nantë
Sporting-Midtjuland
Shahtar Donjeck-Stadë Reims
Ajaks-Union Berlin
Leverkusen-Monako
Sevilja-PSV Ajndhoven
Salcburg-Roma
Sfidanti.al