As sulmuesi shqiptar nuk mundi të ndikonte dhe Çelsi ishte ndjeshëm inferior ndaj një skuadre që deri vjet duhej ta kishte poshtë vetes. Gjithsesi, gjërat kanë ndryshuar dhe Mikel Arteta e ka kthyer Arsenalin në një “makineri fituese”, diçka që e provuan në kurriz edhe Blutë e Londrës. “Topçinjtë” fituan me meritë 1-0 dhe ai që u shënjestrua më shumë ishte sulmuesi Pjer-Emerik Obamejang, që dikur ishte tek Arsenali. Sipas statistikave, ai e preku topin vetëm 8 herë gjatë 65 minutave që ishte në fushë, një rendiment tepër i dobët. Sulmuesi nga Afrika u zëvendësua nga Armando Broja i cili mori notë më të mirë, 6 ndaj 5.
Sfidanti.al