Herën e kaluar ishin në Shkodër dhe interesimi ishte i madh. Italia mbërriti së pari në Shqipëri në 2017 dhe luajti në “Loro Boriçin” e mbushur plot, por duket se këtë herë mund të jetë ndryshe. Kampionët e Europës do të jenë në 16 nëntor në miqësore ndaj kuqezinjve në “Arenën Air Albania”, veçse shitja e biletave nuk po ecën sipas parashikimit. Burime pranë pikave të shitjes bëjnë me dijë se për tifozët ka një problem dhe kjo e ka ngadalësuar procesin. Federata Shqiptare e Futbollit ka lidhur blerjen e një bilete për miqësoren ndaj Italisë me blerjen gjithashtu të një bilete për miqësoren tjetër, atë ndaj Armenisë gjithashtu në kryeqytet.
Për këtë qëllim është krijuar një paketë për të dyja ndeshjet dhe çmimet për biletat e zakonshme që blejnë qytetarët shkojnë nga 1 350 deri në 3 250 lekë. Kjo për tribunat prapa portave dhe për tribunën përballë asaj kryesore. Në tribunën qendrore, kostoja për të dyja ndeshjet shkon nda 4 500 në pjesët anësore, deri në 30 400 lekë në zonën kryesore VIP. Me gjasë, pritet që “Arena Air Albania” të mos jetë e mbushur 100 për qind për Italinë në 16 nëntor.
Sfidanti.al