Milanit i duhet kualifikimi në Champions për para dhe për prestigj!

Trajneri Stefano Pioli e mori shenjën e vlerësimit, rinovimin e kontratës për 3 vjet, pikërisht në prag të ndeshjes vendimtare. Milani është favorit për kalimin e raundit në Champions, por gjithsesi nuk duhet humbur sfida me Salcburgun, dhe këtë kuqezinjtë e dinë mirë. Edhe pse luhet në “San Siro”, sërish triumfi ndaj austriakëve nuk është i nënkuptuar, jo më kot ata barazuan 1-1 me Çelsin në Londër. Pioli dhe të vetët duhet të hedhin hapin për të mbetur të mëdhenj në Europë, për prestigjin që ka vetë fanela e tyre, dhe për fitimet financiare. Fitorja vlen vetvetiu 2.8 milionë euro, stadiumi plot të jep nja 6 milionë euro, ndërsa kualifikimi mes 16 ekipeve më të mirë të Championsit të jep edhe 9.6 milionë euro të tjera.

Sfidanti.al