Kush mund t’i ketë 150 milionë eurot që kërkon Dortmundi për Belinghamin?!

Kuptohet që në këtë sistem nuk është vetëm njëri krah, por edhe tjetri. Nuk vlen vetëm ajo që kërkon njëra palë, por edhe sesa është e gatshme të japë tjetra, por edhe sesi do të jetë konkurrenca. Për Xhud Belinghamin duket se Borusia e Dortmundit i ka mirë punët sepse shërbimet e adoleshentit anglez kërkohen nga shumë klube, që nga Reali, Junajtidi, Çelsi e Liverpuli. Lajmet janë që Dortmundi i ka vënë çmim kartonit të Belinghamit, dhe ky çmim është 150 milionë euro. Nuk dihet nëse klubet do të jenë të gatshëm për kaq, ndonëse Reali padyshim që i ka këto para.

Sfidanti.al