Kë do të zgjedhë De Jongu në janar, Man. Junajtidin, Çelsin apo Liverpulin?!

Për shumë arsye mund të donte të shkonte në “Old Traford”, edhe pse në verë shkatërroi gjithçka. Frenki De Jong mund të kandiset më në fund që të largohet nga Barcelona, pasi nuk po i japin kohën për të luajtur siç e meriton, duke e justifikuar me arsye financiare. Mesfushori holandez, sipas mediave në Europë, mund të pranojë të shkojë në Premier Ligë, ku trek lube i janë vënë nga prapa. Mançester Junajtidi, Çelsi dhe Liverpuli. Tek “djajtë e kuq” do të gjente ish-trajnerin e tij, Ten Hag, dhe një ekip që është ringjallur e nga i cili mund të largohet Kristiano Ronaldo. Çelsi nuk do të kursejë paratë dhe është i fortë, ndërsa Liverpuli po ashtu është mundësi tërheqëse me Klopin në stol, si dhe Alisonin, Van Dajkun, Aleksandër-Arnoldin, Salahun, Firminon e Nunjezin.

Sfidanti.al