Mediat në Itali shkruajnë se shqiptari gjithsesi nuk dëshiron të largohet në janar, edhe pse pati shpresë për të luajtur më shumë. i ardhur nga Empoli, mesfushori 20-vjeçar nuk po arrin të ketë shumë minutazh tek Interi për shkak të konkurrencës së madhe, ndërsa trajneri Inzagi po alternon Marcel Brozoviçin dhe Henrik Mkitarianin, së bashku me Hakan Çalhanoglu. Nuk është e lehtë për Kristjan Asllanin që t’i bëjë vend vetes në këtë “xhungël”, madje shkruhet edhe se ai është mërzitur dhe kërkon të largohet për të pasur më shumë mundësi që të luajë. Uest Hemi në Angli është një nga ekipet që e dëshiron, po ashtu edhe Torino në Serinë A, Specia dhe sërish Empoli. Flitet për një huazim, por sipas mediave pranë tifozëve të Interit, kjo nuk do të ndodhë në janar.
Sfidanti.al