Ernest Muçi me 3 gola dhe 3 asiste në ligën polake këtë vit

Kishte kohë që nuk e kishte gjetur rrugën e rrjetës, por më në fund e bëri. Ernest Muçi shtoi sërish vlera në këtë sezon të Superligës polake (Ekstraklasa), duke realizuar gol në fitoren e Legias së Varshavës jashtë fushe në javën e 13-të. Suksesi ishte 3-0 në stadiumin e Vislës së Plockut, dhe nuk ishte aq gjë e lehtë për ta bërë. Visla është në vendin e dytë në kampionat me 24 pikë, aq sa ka edhe Legia pas kësaj ndeshjeje. Në krye është Rakovi me 29 pikë. Muç i shënoi golin e parë të sfidës në 28’, ndërsa ish-sulmuesi i Tiranës dhe ylli i kombëtares ka gjithsej 3 gola e 3 asistë.

Sfidanti.al