Ndoshta fati po kthehet mbarë për Interin, a do ta shohim Lukakun në Firence?!

Në “Qytetin e Kulturës” luhet edhe futboll dhe zikaltërit nuk duan ta ndalojnë “turravrapin” që kanë nisur. Katër rezultate pozitive radhazi (3 fitore, 1 barazim), një kualifikim thuajse i sigurt në Champions dhe një ringjallje në Serinë A kanë nevojë për vazhdimësi dhe këtë mund ta sigurojë edhe kthimi i Romelu Lukakut. Gjigandi belg i kaloi të gjitha provat mjekësore dhe fizike dhe është mirë. Këto dy-tre ditë do të jetë pjesë e grupit, dhe të shtunën pritet të jetë në stol për Interin në “Artemio Franki” në fushën e Fiorentinës në kampionatin italian. Më pas, trajneri Inzagi mund ta ketë titullar për ndeshjen në “San Siro” në Champions ndaj Viktorias së Plzenjit që mund t’i japë milanezëve kualifikimin matematik për në raundin e dytë.

Sfidanti.al