Për të dy janë duke përdorur një emër të vetëm, të kombinuar. Xhoshua Kimih dhe Leon Gorecka thirren me nofkën Kimecka (Kimmetzka), një bashkim emrash, ndërsa mediat në Bavari i lavdërojnë si një dyshe të shkëlqyer të mesfushës. Jo vetëm kaq, por bëhet pyetja nëse këta të dy duhet të cilësohen dyshja më e mirë e mesfushës në historinë e Bajernit! Të mos harrojmë se po flasim për një klub me ekipe të mëdhenj në vitet 70-të, 80-të, 90-të dhe pas viteve 2000. Edhe pse nuk cilësohen aq elegantë dhe të talentuar në krahasim me yje të mëparshëm, sërish në mënyrë tipike gjermane kanë një rendiment pune të jashtëzakonshëm, cilësi të mëdha mbrojtëse, aftësi të mëdha pasuese dhe bashkëpunimi.
Sfidanti.al