Janë kundërshtarë me ekipet e klubeve dhe ishin përballë në Champions sezonin e kaluar, plus që njëri prej tyre ka qenë tek Barcelona dhe tjetri mban veshur fanelën e Realit të Madridit. Gjithsesi, Nejmari dhe Vinisiusi janë edhe shokë tek Brazili dhe kjo ka shumë rëndësi tani që afron Kupa e Botës, pra konkurrimi kryesor i karrierës. Për këtë arsye, por edhe ndoshta sepse mendon sinqerisht ashtu, Nejmari kritikoi faktin që në renditjen Topit të Artë, Vinisiusi doli vetëm në vendin e 8-të. “Minimalisht duhej të kishte dalë i treti”, – thotë sulmuesi i Paris SG.
Sfidanti.al