Reali paska qenë gati të paguante 170 milionë euro për Nejmarin!

Nuk flasim në vitin 2019 apo 2020, por që herën e parë, në 2013, kur sulmuesi brazilian kaloi nga Santosi tek Barcelona. E thotë ish-agjenti i Barçës, Andre Kuri (Cury), ndërsa dëshmon në gjyqin që po zhvillohet për transferimin e superyllit. Sipas Kurit, Santosi kërkoi 5 milionë euro më shumë nga Barcelona, ndonëse ishte arritur një akord dhe në atë kohë ishte mundësia që të ndërhynte Reali. Kuri thotë se Madridi ishte gati të jepte 170 milionë euro, dhe Nejmari ishte shumë pranë vizitës mjekësore në “Bernabeu”, ndërsa interesoheshin edhe Mançester Siti apo Bajerni. Në fund ia doli Barça që pagoi ndoshta më pak dhe pikërisht për këtë po bëhet gjyqi.

Sfidanti.al