Ku përfundoi “Mbreti Luan”, Mario Çipolini dënohet me 3 vjet burg!

Në biçikletë ka qenë i jashtëzakonshëm me fitoret e tij në sprinte. Mario Çipolini, një çiklist i shpejtësisë që shkëlqente sidomos në përfundim të etapave fushore, fitoi 42 etapa në Xhiron e Italisë e 12 në Turin e Francë, fitoi Kampionatin Botëror dhe gara të tjera të shquara si Milano-San Remo apo kampionatin italian në rrugë, ka një rrëzim të madh si njeri. Një gjykatë në Itali e dënoi me 3 vjet burg atë që cilësohet si “Mbreti Luan” dhe “Super Mario”. Kjo për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj ish-gruas së tij, Sabrina Landuçit dhe partnerit të saj. Kanë kaluar 7 vjet nga nisja e gjyqit, ndërsa besohet se kjo do ta ndihmojë Super Marion që të ndryshojë.

Sfidanti.al