Lebroni mbetet prej “ari”, por nuk ia del ndaj Golden Stejtit

E qartë që rekordin e pikëve në sezonin e rregullt në NBA do ta thyejë dhe madje shpejt, që këtë sezon. Lebron Xhejmsi mund të jetë gati 38 vjeç, por forma e tij është siç ka qenë dikur dhe e tregoi sërish në ndeshjen që Lejkërsat luajtën në fushën e Golden Stejtit. Kampionët fituan pa shumë probleme 123-109, duke pasur më herët epërsi më të madhe, por gjithsesi Lebroni e tregoi veten duke shënuar 31 pikë, e pasur gjithashtu 14 topa në tabela e 8 asistë. Një yll me të vërtetë shumë i kompletuar. Me gjasë, as Lebroni dhe as Entoni Dejvisi nuk do t’u bëjnë punë Lejkërsave këtë sezon pasi Golden Stejti është i fortë, ashtu si Denveri, Dallasi, Feniksi, Bostoni apo Filadelfia, por mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Stefën Kërri shënoi 33 pikë në fitore, kapi 6 topa në tabela, shërbeu 7 asistë dhe vodhi 4 topa.

Sfidanti.al