Nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjëherë më parë në këtë kampionat, apo në ndonjë tjetër. Një ekuilibër i jashtëzakonshëm pikësh ekziston në Premier Ligën angleze në 4 sezonet e fundit, që nga nisja e atij 2018-2019, pavarësisht se Mançester Siti ka fituar 3 tituj dhe Liverpuli vetëm 1. Statistikat thonë se në këta sezone, Siti ka fituar 338 pikë në 152 ndeshje dhe Liverpuli 337! Diferenca këtë sezon është shumë më e madhe, të paktën për momentin, sepse “qytetarët” janë 13 pikë para “të kuqve”.
Sfidanti.al