Roberto Levandovski (këtu në foto me fanelën e Dortmundit) është larguar dhe nuk kthehet më. Bashkë me të edhe 40 gola të paktën në sezon, ndërsa tek Bajerni duhet të gjejnë një mënyrë për të shënuar. Uli Hënes, pasi ka mbështetur ekipin dhe trajnerin Julian Nagelsman, pranon se bavarezëve u mungon qendërsulmuesi, në një lloj “thumbimi” të lehtë për Kahnin dhe Salihamixhiçin. “Një gjë është e sigurt, – thotë ai, – na mungon numri 9. Vendimi për të lejuar ikjen e Robertit ishte i vështirë, sepse rrezikuam të mos kemi kaq shumë gola, siç bëri Modeste për Dortmundin. Mendoj se duhet të mendojmë për këtë çështje të paktën në afat të mesëm”.
Sfidanti.al