Kasijasi hedh poshtë me habi historitë e “flirtit” të tij me Shakirën

Gojët mund të jenë “të liga” ose jo, dhe historia mund të jetë ose jo e vërtetë. Në të vërtetë, nëse Iker Kasijas ka një histori dashurie apo thjesht pasioni me Shakirën, kjo është çështje krejt personale dhe private, por ku të lenë mediat “gosip”. Kanë shpërthyer me lajme mbi një lidhje të tillë pasi Shakira u nda nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pike, ndërsa vetë ish-portieri legjendar i Realit të Madridit dhe i Spanjës u nda nga gruaja e tij, gazetarja spanjolle Sara Karbonero. Kasijasi bën “be e rrufe” se mes tij dhe Shakirës nuk ka asgjë dhe se të gjitha këto janë gënjeshtra.

Sfidanti.al