Me suksesin në Serinë A ku u mor titulli, dhe me kualifikimin për herë të dytë radhazi në Champions, ekipi kuqezi i ka arritur objektivat, madje mund të thuhet edhe se i ka tejkaluar. Jo vetëm kaq, por drejtimi i zot i trajnerit Stefano Pioli dhe puna e dirigjentëve si Maldini e Masara kanë bërë që shpenzimet të mos jenë të mëdha. Dakord, Milani ka ende humbje financiare, por shumë më pak sesa rivalët kryesorë, ndërsa bilanci ishte me rreth 66 milionë euro “në të kuqe”. Kjo është mjaft mirë në krahasim me Interin që pati humbje mbi 140 milionë euro, ndërsa Juventusi ishte edhe më “zi”, me rreth 240 milionë!
Sfidanti.al