Mungojnë Çalhanoglu dhe Brozoviç, ndërsa Kristjan Asllani pritet në formacion, por tifozët zikaltër kanë një kërshëri të madhe për të hedhur sytë nga stoli. Aty pritet të ulet Romelu Lukaku, pasi do të realizohet rikthimi i tij nga dëmtimi. Pasi humbi gjashtë ndeshje, ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi në sfidën e vështirë të Serisë A ndaj Romës në “San Siro”, por besohet se do ta nisë ndeshjen nga stoli. Titullarë në sulm do të jenë Lautaro Martinez dhe Edin Xheko. Interi ka shumë nevojë për praninë e Lukakut pasi ka rrëshqitur shumë këto kohë, siç e kanë treguar humbjet e rënda ndaj Lacios, Milanit, Bajernit dhe Udinezes.
Sfidanti.al