Edhe Hansi Flik është kundër: Botërori nuk duhej të kishte qenë në Katar!

Trajneri i Gjermanisë nuk la ndonjë dyshim lidhur me qendrimin e tij, ndërsa vazhdon ai që mund të cilësohet si “konflikti i qytetërimeve”. Hansi Flik deklaroi se Kupa e Botës nuk duhej të ishte mbajtur në Katar, ndonëse shton se “ky vendim duhej marrë kohë më parë, jo tani”. Ish-tekniku i Bajernit e bazon kundërshtimin e tij tek shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend të Lindjes së Mesme. Është kurioz sesi njeriu sillet, sipas kohës dhe shoqërisë ku jeton. Brezi i Flikut padyshim që ka dënuar krimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore (ndonëse nuk thotë gjë, nga autocensura, për krimet e anglosaksonëve në disa vende të botës). Gjithsesi, brezi i Flikut nuk ka jetuar në atë kohë, ndërsa ata që jetuan dhe që ishin paraardhësit e tij, nuk e bënë (dot) këtë gjë. Pra, është e lehtë të kritikosh “pas pilafit” ose kur jeton diku tjetër.

Sfidanti.al