Mesi shënon dy herë për Argjentinën, arrin në 777 me golat!

Janë 689 rrjeta me ekipet e klubeve, ku pjesën e “luanit” e ka Barcelona me 672 të tilla. Pastaj vjen Paris SG me 17, ndërsa tani janë bërë 88 me Argjentinën. Lionel Mesi shënoi 2 gola për ekipin kombëtar në fitoren 3-0 ndaj Hondurasit në Majemi, ndërsa vazhdojnë përgatitjet për Kupën e Botës (të mos harrojmë, Brazili fitoi 3-0 ndaj Ganës në miqësore). Kapiteni pati një gol me penallti dhe një tjetër shumë të bukur, ndërsa me 88 që ka me Argjentinën është shënuesi më i mirë i Amerikës Latine, duke lënë pas prej disa kohës legjendën Pele. Në total, mesi ka 777 gola dhe 339 asistë në karrierë.

Sfidanti.al