Gjokoviçi është lideri i Europës, edhe pse 76 ditë larg fushës!

Rozher Federer është sot një kapitull i mbyllur, edhe pse i shkëlqyer, ndërsa Rafael Nadal mund të ketë probleme fizike apo edhe familjare (me shtatzaninë e gruas). Europës i mbeti vetëm Novak Gjokoviç që ta udhëheqë në Kupën Lejvër përballë një seleksioni të pjesës tjeër të botës. Tenisti serb, fitues i 21 Grand Slemeve dhe ish numri 1 i botës, e dha përgjigjen edhe pse kishte 76 ditë që nuk luante, ndërsa nuk mori dot pjesë në US Open. Ai fitoi dy ndeshje, njërën individuale dhe tjetrën dyshe, për të bërë që Europa të ketë epërsi 8-4 ndaj rivalëve. Fillimisht, serbi mposhti amerikanin Frensis Tiafo me shifrat 2-0 (6-1, 6-3) dhe pastaj së bashku me italianin Mateo Berretini mundi dyshen amerikane Xhek Sok-Tiafo, po 2-0 (7-5, 6-2).

Sfidanti.al