Kupola e Bajernit, Nagelsmanit: Trajner, “kullandrisi” më mirë lojtarët!

Në Mynih nuk ka panik, por padyshim që ka shqetësim dhe një lloj alarmi sado të përmbajtur. Humbja me Augsburgun në Bundesligë, e para e sezonit, ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore në kampionat, diçka që bën kontrast me paraqitjen në Champions ku ka dy suksese të rëndësishme kundër Interit dhe Barcelonës. “Kjo ka të bëjë me mënyrën sesi po sillemi ne, – thotë Lykas Hernandesi, – ato gjëra që na ndihmuan në Champions, ne nuk i kemi treguar në Bundesligë”. Drejtuesit e Bajernit kanë ende besim tek trajneri Nagelsman dhe nuk e cilësojnë fajtorin kryesor, por kërkojnë reagim. Ata duan që ai të jetë më shumë udhëheqës, të jetë më i zoti në raportin njerëzor me lojtarët, të gjejë skemat e duhura dhe t’u japë më shumë përgjegjësi lojtarëve.

Sfidanti.al