Nuk dihet nëse tekniku ka dëshirë të vazhdojë, por ka vetëm një mundësi për ta bërë nëse e ka këtë synim. Edi Reja mund të mbetet në stolin e Shqipërisë vetëm nëse del në vendin e parë në grup, dhe për t’ia dalë do të duhet fitorja në Izrael. Kombëtarja luan nesër në mbrëmje në Tel Aviv për Ligën e Kombeve, dhe italiani 76-vjeçar ka menduar pikërisht për të fituar. Këtë e tregon skema që po përdor në stërvitje, dhe që pritet të jetë me theks tek sulmi. Në repartin ofensiv besohet se do të jenë dy lojtarë si Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi, ndërsa ende nuk është e qartë gjendja e Myrto Uzunit. Pas tyre do të jetë Nedim Bajrami që luan në Serinë A të Italisë.
Reja ka menduar një mesfushë me 3 futbollistë të cilët duhet të jenë Abrashi, Gjasula dhe Asllani. Një ndryshim i rëndësishëm në mbrojtje, pasi për herë të parë që kur ka ardhur tek Shqipëria, trajneri Italian do të ketë një repart me 4 futbollistë. Kjo për shkak të mungesave të shumta për shkak dëmtimesh të lojtarëve kryesorë si Gjimshiti apo Kumbulla. Shqipëria luan nesër në Izrael për Ligën e Kombeve, ndërsa në 28 shtator pret Islandën në “Arenën Air Albania”.
Formacioni i mundshëm (4-3-1-2)
Berisha – Balliu Ismajli Veseli Hysaj – Abrashi Gjasula Asllani – Bajrami – Broja Cikalleshi.
Sfidanti.al