La Liga i ngrin gjakun tifozëve të Barcelonës për vitin e ardhshëm

Presidenti i organizatës që drejton kampionatin spanjoll pati fjalë pa shumë takt për klubin katalanas. Havier Tebas shpesh e ka ngacmuar Barcelonën, ndonëse për momentin thotë se në “Spotifaj Kamp Nou” mund ta mbajnë këtë ritëm rrogash për këtë sezon. Veçse sipas Tebasit do të jetë e vështirë që kjo të vazhdojë. “Barça e sezonit që vjen, në të gjendje që është sot, nuk mund ta mbajë dot çatinë e pagave në këtë nivel, pra në 656 milionë euro, – tha ai, – ose duhet të vazhdojnë me shitjen e aksioneve të biznesit, ose duhet ta ulin në 400 milionë euro”.

Sfidanti.al