Përfundoi si mos më keq gara në pistën e famshme në Apenine për 125 000 tifozët e pranishëm në tribuna. Një duel i fundit dhe i zjarrtë mes Maks Verstapenit e Sharl Lëklerkut nuk u arrit që të zhvillohej pasi aksidenti i Riçardos bëri që pista të bllokohej. Makina e sigurisë hyri në “shteg” dhe nuk lejoi më konkurrimin deri sa u kalua vija e cakut. Verstapen që ishte i pari, parakaloi i qetë drejt fitores së pestë radhazi, ndërsa piloti i Ferrarit nuk mundej të bënte dot asgjë. Plot 125 000 tifozët e vërshëllyen atë që ndodhi, por ishte diçka që ndodhi në “shtëpi”, jo në Holandë, Gjermani apo Angli. Vetë Maksi tha më pas se “nuk m’u prish dita ngaqë më vërshëllyen”. “Do të kisha dahur të isha ndeshur”, – ishin fjalët e Lëklerkut. Verstapen ka 335 pikë ndaj 219 të ferraristit dhe po shkon drejt titullit të dytë botëror radhazi në Formula 1.
Sfidanti.al