A do t’i thyejë Verstapeni rekordet e Hamiltonit dhe Shumaherit?!

E ka të gjithë karrierën përpara tij, ndërsa për momentin ka fatin se po lufton në “fushë të hapur”. Maks Verstapen nuk ka rivalë këtë sezon në Formula 1, diçka që e ndihmon të arrijë fitore të shumta, siç ka ndodhur në edicione të caktuara me Mikael Shumaherin dhe Ljuis Hamiltonin. A do të mundet kampion i botës në timonin e Red Bullit që të thyejë rekordet e Shumit dhe të anglezit. A do të kalojë shifrën 103 fitore të Hamiltonit, po ashtu 103 vendet e para në provat zyrtare të 37-vjeçarit të Mercedesit dhe 77 xhirot më të shpejta të legjendës gjermane?

Verstapeni ka fituar 30 gara në 155 gjithsej, që do të thotë një nga pesë të tilla në karrierë. Holandezi ka më pak “pole positione” (17) dhe xhiro të shpejta (21). Për momentin, kampioni i botës është shumë prapa rimit të Hamiltonit, pasi anglezi ka fituar më shumë se 1 në çdo 3 gara ku ka marrë pjesë, plot 103 suksese në 302 Çmime të Mëdha. Gjithsesi, Verstapeni nuk ka pasur një makinë për të qenë deri në vitin 2020, ndërsa shkëlqimi i Red Bullit i përket dy sezoneve të fundit, në të cilët Maksi “i çmendur” ka mesataren e jashtëzakonshme prej më shumë se 1 fitoreje në 2 gara!

Sfidanti.al