Ka humbur shumë pikë vlerësimi që pasi humbi vjet titullin, por rënia vazhdon. Simone Inzagi nuk është aspak në “idil dashurie” me tifozët e Interit, të cilët janë zemëruar shumë pas disfatave me Lacion e sidomos me Milanin. Në “San Siro” ishte një dorëzim qoftë edhe për gjysmë ore në derbin që përfundoi 3-2 për kuqezinjtë. Çfarë i ka mbetur të thotë Simone Inzagit, ndërsa ekipi i tij pësoi të dytën humbje të rëndë në pak ditë, pas asaj me Lacion? “Duhet të punojmë për ato gjëra që nuk shkuan mirë, – pranoi ai, – patëm 30 minuta errësirë duke i lejuar Milanit 3 gola të lehtë. Ne shënuam dy gola, dhe krijuam mjaft raste, por këto momente negative na prishin shumë punë. Unë marr përgjegjësinë time. Me rivalë të fortë si Lacio apo Milani kemi bërë të njëjtat gabime që nuk na lejohen”.
Sfidanti.al