Dy herë të para për Robert Levandovskin në La Ligë

Asnjë lojtar i Barcelonës nuk e kishte bërë në të kaluarën këtë që ka bërë ai. As Krujfi, Linekeri, Romario, Stoiçkovi, Rivaldo, Ronaldo, Eto apo Mesi. Vetëm Robert Levandovski ia ka arritur që të shënojë 5 gola në 4 ndeshjet e para të kampionatit spanjoll. Një sukses për polakun që ka pak kohë që ka mbërritur në “Spotifaj Kamp Nou”, por që po luan si një njohje e vjetër. Jo vetëm kaq, por polaku realizoi diçka edhe në aspektin personal. Më në fund, i shënoi Seviljes, diçka që nuk e kishte bërë në 6 ndeshjet e mëparshme. Deri tani, Leva ka 623 gola në karrierë dhe vazhdon t’i shtojë!

Sfidanti.al