Hunda dhe forma e Nadalit janë shumë mirë, synon titullin në US Open

Nuk është i vetëm kuptohet sepse rivalë do të ketë. Një Nik Qirios apo një Dmitri Medvedev, pa harruar Berretinin apo Alkarazin, janë në garë në Flashin Midous për titullin në US Open, ndonëse kundërshtari më i madh e më serioz, Novak Gjokoviç, nuk është lejuar që të konkurrojë sepse nuk është i vaksinuar ndaj koronavirusit. Rafael Nadali kaloi në raundin e katërt në Nju Jork pasi mundi 3-0 francezin Rishar Gaske, duke arritur fitoren e 18-të ndaj këtij tenisti në 18 ndeshje të luajtura. Legjenda spanjolle pati epërsi duke i marrë setet 6-0, 6-1 e 7-5, ndërsa në raundin e katërt do të jetë përballë amerikanit Tiafou. Shqetësimi ishte lidhur me dëmtimin e hundës një ndeshje më parë, por spanjolli nuk pati asnjë problem.

Sfidanti.al