Për momentin, në vendin e parë të renditjes është ai ekip që e përfundoi në krye kampionatin edhe vjet. Reali i Madridit i Karlo Ançelotit. Katër fitore në 4 ndeshje, golaverazh shumë mirë dhe mjaft yje në fushë e në stol. Gjithsesi, edhe tifozët madrilenë, edhe mediat e kryeqytetit, e dinë se skuadra e momentit është një tjetër. E ka emrin Barcelona. Fitorja 3-0 në Sevilje ishte thjesht vazhdimi i asaj që po ndodh këto javë. Rafinja, Levandovski dhe Erik Garsia ishin autorët e golave, dhe për polakun janë tani janë 5 rrjeta në 4 ndeshje. Ai pati mundësi të shënonte të paktën edhe 2 gola të tjerë, ndërsa dha topin e golit të Rafinjës. Dembele pati mundësi të shënonte gjithashtu 2 herë, Kunde pati gjithashtu një rast, si dhe shërbeu dy asistë për golat. Rafinja, ndërkaq, pati rast në pjesën e parë dhe në të dytën. Frenki De Jong iu afrua dy herë golit kur hyri pas pushimit. Barcelona ka 10 pikë, dy më pak se Reali, ndonëse golaverazhin e ka më të mirë: 11-1 ndaj 11-4!
Sfidanti.al