Alegri e ka me lojtarët: Më shumë se 5 zëvendësime nuk bëja dot!

E kutoi se “thikat” për të ishin bërë gati, dhe se do ta “masakronin” për lojën që Juventusi zhvilloi në “Artemio Franki”. E pra, “një pjesë e dytë si provinciale” shkruajti “La Gazeta delo Sporti” për sfidën e torinezëve në fushën e Fiorentinës, ndaj edhe trajneri Maks Alegri nisi menjëherë të rreshtonte justifikimet. “Nuk i kisha lojtarët në formën e duhur, ishin me probleme, – tha ai, – por, nuk mund të bëja më shumë se 5 zëvendësime. Aleks Sandro kishte problem muskulor, Paredesin e hoqa sepse ishte i lodhur ngaqë mbërriti vetëm një ditë para ndeshjes, Kean mund të na jepte thellësi, doli edhe Di Maria që kishte bërë vetëm dy seanca stërvitore që pas dëmtimit. Vlahoviçin e mbajta për ta pasur të freskët për ndeshjet e tjera”. Alegri thotë se ka lojtarë tek Juvja që kanë bërë 5 ndeshje radhazi. “Duhet të kemi parasysh anët pozitive të ndeshjes, – thotë ai , – një ndeshje të tillë mund ta kishim humbur. U zemërova shumë nga goli që pësuam”. Do të thotë se Alegri nuk u mërzit shumqë e Juvja e tij goditi vetëm një herë në portë.

Sfidanti.al