“LevanGOLski, mirë u takofshim shpejt në Mynih!”

Ky është mesazhi me të qeshur dhe me mall që një shok i vjetër i dërgon shokut tjetër. Tomas Myleri e ka cilësuar Robert Levandovskin si “shok karriere”, po ashtu si Shvajnshtajgerin, Lahmin, Nojerin apo Riberinë. Tashmë, vetëm pak javë pasi legjenda polake u largua nga Bajerni, fati (shorti) e deshi që ai të kthehej në Mynih me fanelën e Barcelonës. Dy ekipet do të ndeshen dy herë në fazën e grupeve në Champions dhe Myleri i dërgoi një përshëndetje me video në rrjetet sociale, ish-shokut të tij në fushë. Ai kishte veshur një fanelë ku shkruhej “duke hedhur sytë përpara”, dhe mesazhi ishte “Levangolski, mirë u pafshim shpejt”.

Sfidanti.al