Gaz Demi ( President i Partizanit): “ Na sillet si pronar Duka , por ne të gjithë e dimë se është një punëtor i futbollit për të na shërbyer ne..”
Armando Duka ( president I FSHF-së): “ Gazi nuk gënjen. Është e vërtetë që jam një punëtor dhe nuk mërzitem nga kritikat ngaqë ato sjellin gjithnjë zhvillim”
Sulejman Starova ( trajner i Partizanit): “ Kjo UEFA nëse pranon edhe presidentin tonë në gjirin e saj , do të thotë se futbolli e ka vdekur moralin dhe luhet vetëm për para..”
Pashk Laskaj ( president i Laçit): “ E dini çfarë do të bëhet këtë javë? Vllaznia do të fitojë në Gjirokastër dhe golin do ta shënojë Shtubina..”
Sinan Idrizi ( donator i Flamurtarit): “ Kam dëgjuar shpesh disa që në fund të llogarive zbulojnë se do të jetë Flamurtari që do ta pësojë, por më shumë kam frikë se do ta hanë ata që po gatuajnë çorbën..”
Pero Pejiç ( sulmus i Kukësit): “ E dini pse e meritojmë të jemi të parët! Sepse luajmë shumë dhe flasim pak në një kampionat që flet shumë dhe luan më pak..”
Elis Bakaj ( sulmues i Vllaznisë): “ Kudo që shkoj për të luajtur e marrë golin me vete, kurse disa vazhdojnë avazin se Elisi bën gjeste që nuk i pëlqejnë arbitrave..”
Lorenc Jemini ( arbitër i FIFA-s): “ Kush ju ka thënë se arbitrat maltezë kanë ardhur për të mësuar arbitrat tanë? Pse nuk besoni se kanë ardhur për të mësuar tek ne..”