- Përse presidenti Demi ka injoruar presidentin e madh duke thënë se në FSHF “ca rrugaçë nuk mund të tallen me emrin e Partizanit”?
- Sepse presidenti Duka nuk po lodhet duke e dënuar Partizanin, me shpresën se një ditë do të pendohet që zbuloi marifetin e fondit të Solidaritetit…
- Përse zotat nëpër zyra ishin zemëruar shumë kur kishin dëgjuar fjalët e presidentit të Laçit se ndeshja Luftëtari –Vllaznia “ është e bërë” dhe golin do ta shënojë Shtubina?
- Sepse kanë të drejtë të zemërohen dhe të tërbohen sepse ca secrete duhen mbajtur dhe nuk mund ta marrë veshë edhe populli se kur bëhen golat qysh para ndeshjeve…
- Përse në FSHF kanë bërë festë për muajin shkurt , por kanë shumë frikë nga muaji janar?
- Sepse pronari i tyre u kishte mbajtur rrogat pa ua dhënë, së fundi vurin dorën në zemër dhe pagoi muajin shkurt, kurse janari duket se ka avulluar në fushatën e tij europiane…
- Përse nuk gëzojmë dhe as festojmë me muzikën e njohur “ o sa mirë me qënë shqiptar” me attletët që po befasojnë në Europianin e atletikës në Beograd?
- Sepse futbolli është sporti që na merr mëndjen dhe kur golin e ben me dron, edhe pse është një iluzion me top të shfryrë ….
- Përse Partizani bëhet keq kur nga pala e Skënderbeut kanë paralajmëruar se ndeshja me Laçin do të jetë një Shën Valentin i vonuar?
- Sepse nëse nuk do të besonin Skënderbeun kur flet për Laçin, atëhere loja në Superligë ka dalë nga fiqiri…
- Përse ka shumë komente dyshimi për zbarkimin e arbitrave maltezë në kampionatin tonë, ku duke “patur priftin tonë, kemi marrë priftin e keq të fshatit tjetër”?
- Sepse, flitet dhe kur flitet nuk është pa gjë, është një pakt që kemi bërë për votën në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, me çunat që drejtojnë futbollin në Maltë…